LajmeShowbiz

Kush është aktori britanik që Lady Diana iu rrëfye për jetën intime me Princin Charles

Në një kohë shumë të shkurtër arriti t’i fitojë besimin për t’ju rrëfyer për jetën e vet që nga fëmijëria e deri tek marrëdhëniet dhe jeta intime me princin Charles.

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët nga mediat britanike, është publikuar dokumentari i parë  me rrëfimet private të princeshës së Wellsit, Lady Diana.

Një publikim që nxjerr në pah një sërë rrëfimesh sekrete, të cilat princesha më e dashur për britanikët nuk i kishte bërë të ditura kur ishte gjallë, një publikim i cili ka sjellë një sërë kritikash dhe reagimesh për shkak të çështjes sensitive.

Por kush është aktori britanik që Lady Diana iu rrëfye për jetën intime me Princ Charles?

Peter Settelen, 65-vjeç, është personi që regjistroi pamjet intime të Dianës duke folur për jetën e saj ndërsa e stërviti për paraqitjet televizive në Kensington Palace nga 1992 deri më 1993.

Ai jeton si i vetmuar tani pasi u nda nga gruaja e tij dhe pasi I vdiq vajza në moshën 4-vjeçare.

Ai u dënua në mediat sociale për shitjen e kasetave që mbanin pamje të Lady Dianës.

Por ish-shokët thanë se aktori i ish- Coronation Street, vajza e të cilit Ellie vdiq tragjikisht në 2000, është ndarë nga gruaja e tij Sarah dhe është larguar nga vëllezërit e motrat e tij.

Vëllai i tij Max-Hugh  i tha një gazetari që nuk e kishte takuar prej 12 vjetësh.

59-vjeçari shtoi: “Nuk jemi më afër dhe ai nuk flet me motrën time. Një nga problemet mes nesh ishte se ai e humbi vajzën e tij.

Ellie kishte paralizë të rëndë cerebrale dhe vdiq pasi vuante nga pneumonia.

Në kasetat që Settelen ka shitur për t’i publikuar Lady Diana  flet për fëmijërinë e saj të vështirë, ku zbulon se në një moshë fare të vogël është bërë dëshmtare e një skene dhune mes prindërve të saj, ku babai rrihte nënën.

“Ata ishin lart në dhomë, po ziheshin me dyer të hapura dhe unë shkova dhe e pashë atë. Dhe kur unë i thashë motrës time se çfarë pashë, motrës time të madhe, ajo po kalonte një periudhë të frikshme sepse ishte 16 vjeç, e dini. Ajo tha se gjithmonë ndizte zërin e muzikës që të mos I dëgjonte kur ziheshin.”, tregon Diana, e cila më tej tregon se më vonë nëna e saj e braktis të atin për një tjetër burrë, kur ajo ishte vetëm 5 vjeç.

Vite mjaft të vështira këto, për vogëlushen e cila kur të rritej do bëhej princesha më e dashur e Anglisë.

Diana tregon që princin Charles e ka njohur nga motra e saj Sarah, të cilët ishin lidhur në atë kohë. Ata u takuan gjatë një fundjave.

“Mbaj mend që e takova atë dhe ndjeja tmerrësisht shumë keqardhje për të. Motra ime i ishte hedhur në krahë, sepse ajo ishte tip shumë i vështirë, por ajo e arrinte gjithmonë atë që donte.”, tregon Diana. Ky ishte takimi i tyre i parë dhe pasi Charles dhe motra e saj u ndanë, ata u takuan sërish shumë vite më vonë.

Një ndër rrëfimet e Dianës në këtë dokumentar që është mbajtur i fshehtë për vite me radhë, kaq të bëjë me tradhëtinë e bashkëshortit të saj, princit Charles.

“Mbaj mend që i thashë bashkëshortit tim se përse ajo grua vazhdon të jetë përballë. Dhe ai më tha: Refuzoj të jem i vetmi princ i Wellsit që kurrë nuk ka patur një dashnore.”, tregon Diana. Një rrëfim mjaft shokues ky.

Mirëpo pavarësisht dashurisë që ndjente për princin e saj, përpara se të gjitha këto të ndodhnin, princesha Diana tregon edhe detaje shumë intime të atyre të dyve.

“Seksi me Charlsin është shumë i çuditshëm. Çfarë pret kur martohesh me dikë kur e ke takuar vetëm 13 herë.” , tregon princesha Diana.

Princesha e Wellsit e pranon hapur se edhe ajo kishte një të dashur ndërkohë që ishte e martuar me princin dhe pavarësisht se nuk përmendte emër, të gjitha të dhënat të cojnë te bodygardi i saj.

“Gjithmonë përpiqesha ta takoja atë. Sepse me jetën time të përmbysur, unë isha e lumtur vetëm kur kisha atë pranë.”, thotë Lady Diana, e cila pranon të ketë patur edhe marrëdhënie intime me të.

Diana ndërroi jetë në një aksident me makinë në Paris, më 31 gusht të vitit 1997.

Show More

Related Articles