Opinion

Kushdo mund të vritet në Shqipëri për një karikues, të mos çuditemi kaq shumë… 

Nga Linda Çepani

Kaq shume u cuditet qe u vra dikush per nje karikues?!!

Po pse cfare prisni ju nga nje brez qe shtypet me kembe sa hap syte?

Kur jane te vegjel e te pafajshem qeshim me lot kur shajne nga nena, pastaj i mesojme se jeta eshte xhungel e duhet te luftojne per te fituar, kur djemte qajne (ashtu si cdo qenie normale eshte e programuar) u themi se burrat nuk qajne.

Pastaj sa fillojne shkollen ende ne kohe per te shpetuar shpirtin e tyre duhet te perballen me fatin e te presin nese klase do te kene nje mesuese apo nje kuceder. E dini qe kam hasur mesuese qe femijeve u uronin me gjithe shpirt “Te hengert mortja!”?

E pra mortja nuk qenka ndonje gje kaq e tmerrshme kur ta thote mesuesja ne klase te pare pa iu dridhur qerpiku.

E kush ka frike nga mortja kur te leshojne ne sediljen e makines pa te lidhur fare?

Apo me keq akoma ne preher ne vend te pare?

Kur djali, adoleshent tashme, ne profilin e tij shkruan “killer” nuk shqetesohet kush.

As kur me shoket behet pjese e masakrave mes qensh.

As fotot me pije e cigare nuk bejne pershtypje.

E kush ka frike nga mortja deri sa i bie per pjese?

Kushdo mund te vritet ne Shqiperi per nje karikues, te mos cuditemi kaq shume…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm