Teknologji

Ky është Samsungu më i ri ‘Galaxy Note 8′ (Foto)

Kompania Samsung po vazhdon të prodhoj telefona të ri duke vazhduar këtë herë me Samsung Galaxy Note 8.

Modeli i kaluar u detyra të hiqet nga tregu për shkak se me qindra telefona kanë marrë flakë nga defektet me bateritë.

Samsung në shtator të vitit tëkaluar ka urdhëruar që të hiqen nga tregu të gjitha Galaxy Note 7 nëpër gjithë botën.

Pasi që ndodhi ky rast, Samsung ka thënë se modeli i ri ka kaluar në shumë kontrolle, duke përfshirë këtu edhe kontrollimet me rëntgen dhe në testet për temperatura.

Gjithashtu i është shtuar mbrojtje shtesë për bateri.

Modeli i ri i Samsung Galaxy Note 8 do të del në treg me 15 shtatorë, më saktësisht në kohën kur kompania amerikane Apple duhet të prezantoj modelin e ri të iPhone.

Show More

Related Articles