Lifestyle

Ky është sekreti se si të zgjohesh plot energji

Të zgjohesh plot energji është një sfidë pothuajse e pa arritshme.
Nuk ka rëndësi nëse fleni tetë apo katër orë; ka ditë që qepallat e syve janë aq të rënduara, sa të vjen të flesh përgjatë gjithë ditës. Eh, sa na kuptojnë gjumashët në këtë pikë…

Por, për fatin e mirë ekspertët kanë zbuluar çelësin e sekretit për rritjen e niveleve të energjisë – gjithçka lidhet me dushin e mëngjesit!

Nëse doni vërtetë të mos ndiheni të përgjumur, 30 sekondat e para të dushit bëjini me ujë të ftohtë, 30 sekondat e tjera me ujë të ngrohtë, dhe finalja e 30 të mbeturave realizohet përsëri në të ftohtë.

Duket si torturë, por bëhet fjalë për vetëm 90 sekonda.

Dhe, për më tepër, nuk do të ndiheni të plogësht deri në orët e mbrëmjes.

Të mirat që sjell një metodë e tillë janë pothuajse të pafundme.

Ndryshimi i temperaturës gjatë dushit rrit qarkullimin e gjakut, zgjeron kapilarët e furnizon me energji trupin dhe trurin.

Një funksion i dytë bën që qelizat e bardha të gjakut të rriten, ashtu sikurse ndihmon në eleminimin e stresit dhe përshpejtimin e djegies së yndyrnave të tepërta.

Në të njejtën mënyrë vepron edhe Victoria Beckham, e sa për energjinë që e karakterizon, është e kotë të flasim…Si mendoni, do e merrnit guximin për ta provuar?

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close