KurioziteteTe gjitha

Kylie Jenner i vendos emër shqip një produkti të saj

Edhe pse në moshë të re, ajo është padiskutim një nga femrat më me ndikim në botë.

Kylie Jenner së fundmi ka qenë në qendër të mediave rozë për lajmet mbi shtatzëninë e saj, por ende nuk kemi një konfirmim zyrtar. Megjithatë, zyrtar është fakti që biznesi i saj në fushën e kozmetikës, po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe sigurisht që kërkesat janë të shumta.

LAS VEGAS, NV – APRIL 22: Television personality Kylie Jenner arrives at Sugar Factory American Brasserie at the Fashion Show mall on April 22, 2017 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)

Lidhur me këtë, ajo çdo muaj lançon produkte të reja dhe nuk ka marketing më të mirë se në rrjetet sociale. Por kemi vënë re se produkteve të saj i vendos një emër të veçantë, mirëpo s’na kishte shkuar në mendje se mund t’i vendoste një emër shqiptar.

Teksa ka treguar ngjyrat e reja të buzëkuqëve në Snapchat, na zuri syri emrin “SHERBET”.

Dyshojmë të ketë një fjalë të tillë në gjuhën angleze dhe me siguri këtu ka gisht make-up artist, Mario ose Arieli që ishte para disa muajsh në Shqipëri.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm