Lajme

Laborator droge në banesë, arrestohet shqiptari me 83 kg marijuanë (Foto-Video)

Policia italiane ka arrestuar me akuzën e trafikut të drogës, shtetasin shqiptar Arian Bashmeta 42 vjeç, banues në qytetin e Sanremos.

Në banesën e tij është gjetur një lobarator i vërtetë droge  për përgatitjen e konfeksionimin e dozave të saj.

Në kantinën e shtëpisë së shtetasit shqiptar janë sekuestruar rreth 83 kg marijuanë. Për të fshehur aromën e fortë të drogës e për të mos ngjallur dyshime tek fqinjët e tij, trafikanti shqiptar kishte pozicionuar në kantinë mjaft deodarante ambienti.

Arian Bashmeta për shkak të aktivitetit të tij ilegal, më vitin 2015 është dëbuar nga shteti italian.

Në 2016 ka hyrë në mënyrë klandestine në Itali, ku është arrestuar në Breshia për dhunim të dekretit të dëbimit e është riatdhesuar përsëri drejt Shqipërisë.

Pak kohë më parë është rikthyer në qytetin e Sanremos, duke përfituar nga bashkëshortja e tij e cila zotëron leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Arian Bashmeta konsiderohet një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në provincën e Sanremos.

Sasia e drogës e sekuestruar në banesë, do të sillte për shqiptarin një përfitim prej 100 mijë euro.

 

Show More

Related Articles