Lajme

Laç: Aksident me pasojë dy të vdekur, zbardhen emrat e viktimave dhe të plagosurve

12 orë pas aksidentit të rëndë në autostradën Tiranë – Milot, janë identifikuar edhe dy të rinjtë që kanë humbur jetën në vend.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksidentin e ndodhur në orën 23:40 minuta të mesnatës kanë humbur jetën dy të rinjtë, Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, i cili ishte edhe shoferi i makinës dhe Altin Prendushi, 25 vjeç, nga Lezha, pasagjer në vendin e parë.

Sëashku me ta udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë, Eduard Lamaj, 27 nga Laçi dhe Bledar Dauti, 31 vjeç nga Tirana, të ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ata ndodheshin pasagjerë në makinë, të ulur pas.

Janë dashur disa orë që policia të gjente trupat e viktimave të aksidentit.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm