Kuriozitete

Legjenda është e vërtetë! Vajza 7 vjeçe gjen “Eskaliburin” e mbretit Artur

Vogëlushja 7 – vjeçare, Matilda Jones, ka gjetur rastësisht shpatën legjendare, në të njëjtin liqen ku u hodh sipas mitit nga mbreti Artur.

Matilda e cila po lundronte në Dozmary Pool, në Cornëall, me babain e saj, Paul, u përplas me shpatën metalike prej 4 metra të gjatë.

Më herët i ati i kishte treguar Matildas dhe motrës së saj për legjendën e Mbretit Artur para se ajo ta zbulonte.

“Ishte një ditë e nxehtë dhe Matilda më pyeti nëse mund të shkonim për një shëtitje.

Ajo kishte hyrë në ujë në një thellësi që e mbulonte deri tek beli kur vërejti një shpatë. Unë i thashë asaj se ndoshta ishte një hekur a diçka e tillë, por kur e pash, kuptova se ishte një shpatë. Pikërisht atje në fund të liqenit”, – ka thënë Jones, babai i Matildës.

Sipas legjendës, pas betejës në Kamlan Sër Bediver e hodhi Ekskaliburin në Liqenin e Dosmarit, ku u vra mbreti Artur të cilën liqeni e tërhoqi në thellësi.

Por megjithatë, shpata që Matilda gjeti me shumë gjasa nuk i përkiste mbretit Arthur, gjëja më e mundshme është se bëhej fjalë për një shpatë të përdorur gjatë xhirimit të një filmi njëzet apo tridhjetë vjet më parë në këtë liqen.

Show More

Related Articles