Opinion

LELI I BASHKISË DHE PLANI I TIJ

LELI I BASHKISË DHE PLANI I TIJ

Nga Atird Hoxha

Sot në këshillin e bashkisë u paraqit për miratim plani i përgjithshëm vendor i qytetit. Ky plan vjen për miratim si shkelje flagrante e ligjit pasi nuk u zhvillua asnjë dëgjesë publike me ekspertë dhe qytetarë. Ata u mbajtën jashtë aksesit në shqyrtimin e tij.

Ky nuk është një opinion por realiteti dhe filozofia e Kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli.

Për këtë sfidoj këdo të me thotë se ku është zhvilluar qoftë edhe një dëgjesë publike për këtë plan.

Plani i përgjithshëm vendor që u paraqit për tu miratuar këshillit, përpara se të vinte ka pësuar disa ndryshime dhe a e dini pse?

Për të kanë rënë e stërrënë telefona me të vetmin motiv për të shkatëruar këtë qytet dhe që “shoket” që kanë drejtimin e bashkisë të pasurohen me ryshfetet e “njollave” për lejet e ndertimit e më pas me vëtë lejet që do ta pasojnë këtë plan.

Në këtë mbledhje kërkova në qoftëse ishte realizuar një oponecë për planin e paraqitur për miratim, por për këtë kërkesë-pyetje nuk morra asnje pergjigje.

Nuk kisha si të merrja nje pergjigje pasi për planin e përgjithshem vendor nuk ka një oponencë, ky një tjeter apsurd që e shoqëron atë.

Duhet oponencë dhe mundësisht të realizohej nga një studio e huaj.

Jam i bindur që asnjë nuk do të jepte miratimin për një plan që dyfishon numrin e popullsisë së banorëve në qytet, zhduk zonat e gjelbëruara dhe kjo jo një siperfaqe e vogel por plotë 555 hektar më pak.

Ky plan, po ashtu, zhduk atë pak trashëgimi kulturore që i ka mbetur ketij qyteti, pasi ai parasheh si zona ndërtimi pallatesh të gjitha lagjet karakteristike të qytetit.

Nuk jam ekspert i fushës por në ato pak diskutime me specialistë që kam zhvilluar shqetësimi është Intensiteti i ndërtimit i cili eshte shume i lartë.

Ky intensitet ndërtimi do të shkaktojë një dëm te gjenerata tjeter siç ka qejf ta quaj kryetari i partisë së Lelit fëmijët.

Ata do të detyrohen te transferohen për të bërë orët e tyre të pushimit nëpër tarracat e pallateve, sic edhe ndodh turpshëm në disa institucione të arsimit këtu në qytetin tonë, sepse plani i dikton që janë tarracat e pallateve ato që do të lulëzohen meqënëse parqet do të zhduken nën ndërtimet shumëkatëshe që ka planifikuar “Leli i Bashkisë”.

Siç përmenda edhe me siper duhet një oponencë ndërkombëtare nga institucione të specializuara sepse në Shqipëri institucionet janë rrënuar nga “Rilindja”.

Besoj se cdo kush që do ta shihte atë që u paraqit sot per miratim do të vinte duart në kokë dhe do të habitej se çfarë ka rezervuar Leli dhe plani i tij i përgjithshëm për qytetarët.

Qytet që do tê duhet të ishte një nga destinacionet turistike më të kërkuara në Evrope por që për fat të keq nuk është.  Me PLANIN e miratuar vështirë se do të bëhet një dite.

“Ky plan, përveçse koruptiv është shumë vështirë që t’i gjesh një fjalë tjetër”.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm