Kulture

Liberalizim i procedurave të hyrjes në P.A. Orik (Foto)

Ju bëjmë me dije se procedurat e hyrjes për në Parkun Arkeologjik të Orikut nëpërmjet postbllokut ushtarak të Flotiljes Detare Pashaliman janë liberalizuar. Nëpërmjet një regjistrimi të thjeshtë në postbllokun ushtarak, me anë të një dokumenti identifikimi (kartë identiteti apo pasaportë), mund të hyni për të vizituar parkun arkeologjik.

Grupet e mëdha të vizitorëve vendas dhe të huaj, duhet të paraqesin një listë emërore dhe kartën e identitetit të shoqëruesit apo guidës së grupit. Liberalizimi i procedurave u arrit falë kërkesave dhe përpjekjeve të vazhdueshme që DRKK Vlorë dhe Ministria e Kulturës i kanë adresuar Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe njëkohësisht falë kërkesave të vazhdueshme nga grupet e ndryshme të interseit, bizneseve të zonës, si dhe vizitorëve dhe pushuesve të shumtë, që dëshirojnë të njihen me vlerat e këtij parku arkeologjik.

Ne ju ftojmë të vizitoni Parkun Arkeologjik të Orikut, për vlerat e tij historike, monumentet unikale dhe peizazhin e mrekullueshëm që e rrethon. Ju kujtojmë se në fundin e muajit gusht dhe gjatë muajit shtator, duke vizituar këtë park arkeologjik do keni mundësinë të shikoni nga afër gërmimet arkeologjike, që do të nisin në kuadër të projektit të përbashkët shqiptaro-zviceran.
Ju mirëpresim!

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Më shumë

Artikuj të ngjashëm