Kuriozitete

Limoni ka një rol thelbësor për pastrimin e banjës

Limoni gjen përdorim të gjerë dhe jo vetëm në kuzhinë

Limoni gjen përdorim të gjerë dhe jo vetëm në kuzhinë. Ai mund të përdoret fare mirë për pastrim dhe një rol thelbësor ka për pastrimin e banjës.

Rubinetat- Për t’iu rikthyer shkëlqimin rubineteve shtrydhni një kokërr limoni dhe lëngun hidheni në një peshqir të butë. Peshqirin kalojeni në rubinetat e banjës dhe lëreni të veprojë për 2-3 minuta. Më tej kaloni një fërkim të lehtë dhe shpëlajeni. Do të shikoni që do eleminojë shenjat dhe mbetjet kalkare.

Dushi- Nëse në xhamin e dushit kanë mbetur mbetje sapuni apo kalkare, kaloni gjysmë kokërr limoni në vendet problematike para pastrimit. Do të shihni që xhami do kthehet si i ri.

Lavatriçe- Për të kthyer të bardha veshjet tona, ato me ngjyrë të bardhë, hidhni lëngun e një kokrre limoni bashkë me detergjentin. Ose në shpëlarjen e fundit, nëse nuk doni që të veprojë shumë.

Tualeti- Është i ditur fakti se tualeti është një prej vendeve më të pista në banjo dhe limoni është i njohur për vetitë dezinfektuese. Kështu që hidhni lëng limoni në pjesët më të pista të tualetit, por edhe në ulëse. Do të garantoni një dezinfektim maksimal dhe një pastërti “farmacie”

Më shumë

Artikuj të ngjashëm