Lajme

Lirohet drejtuesi i furgonit, ekspertiza: Faji i viktimës

Gjatë seancës për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për shtetasin Erion Zoto, të arrestuar nga policia pas aksidentit që ndodhi të hënën në autostradën Kavajë-Durrës, Gjykata e Kavajës vendosi detyrim paraqitjeje për Zoton.

Familjarët e viktimës Kristi Risto kanë reaguar  të cilët e kanë konsideruar të padrejtë lirimin e drejtuesit të kamionçinës në sallën e gjyqit.

Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e së hënës në autostradën Kavajë-Durrës. Viktima drejtonte një automjet tip Skoda kur është përplasur, duke i rënë nga pas një kamionçine të drejtuar nga Zoto.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm