Opinion

“Lodhur dhe zhgënjyer” nga Arben Abazaj

Jam lodhur, lodhur, looodhur!

Une jam ai, i riu qe ne ’90 bertita fort rrugeve te qytetit tim per Demokraci!
E sot????
Une jam ai Shqiptari qe ’91 ika maleve se vendi im nuk kishte asnje mundesi jetese!
E sot???
Une jam ai Shqiptari qe me djers e mund vadita mijra dite emigrimi, por shpresen s’e humba se ktheja syte nga vendi im, dhe shpresoja e besoja se do behej streha e nje jete normale njerezore per ne bijt e tij!
Por sot ……
Jam une qytetari qe humbi parate e gjithe kursimet ne firmat piramidale!
Humbi?!
Jo or jo na i vodhen!
Sot hajdutet vazhdojne te jene Parlament!
Une jam i vjedhuri, i mashtruari, i genjyeri qe dola ne proteste, dite per dite e shesh me shesh te qytetit tim ne ’97, per parate e vjedhura hajduti me vrau se donte te ruante karrigen e pushtetit!
Por une mendova se e rrezova!!!
Gabova!
Hajdutet i gjenden njeri – tjetrit ne raste rreziku, ne qytetaret si per ironi, si per mallkim, si per njemije dreqna, jo!
Ne qytetaret behemi kunder njeri- tjetrit ne emer te hajdutit qe na vret e na vjedh njesoj!
Une jam qytetari qe hapa biznes timin e si njeri korrekt nuk lashe taks pa paguar qe pa filluar pune, por zvarraniket e hajdutit donin bakshishe, e ca me shume akoma meqe nuk isha militant i partise tyre, me perndoqen me kontrolle e gjoba pa asnje arsye, thjesht :
Paguaj dhe hec!
Une jam qytetari qe per t’i shpetuar represionit te zvarranikeve u futa ne borxhe e kredi derisa falimentova!
Une jam Shqiptari qe ende ndjej se me 21 Janar u shava “kokepalar”, jam po une qe ndihem i vrare e i torturuar po ate dite!
E horrat?!
Horrat qe na vrane e shane sot njeri kryetar kuvendi tjetri kryetar de facto i gjithe politikes se vendit!
Une sot, mallkoj vendin tim, Shqiperia, vendi qe vret bijt e saj e majm horrat! Une sot i them vendit tim e popullit tim se ti nuk e meriton as mundin, as djersen e as sakrificen e bijve te tu!
Ti Shqiperi je vendi qe vret bijt e tu ne emer te ca horrave langaraqe qe vine ne pushtet!
Une jam ti, jam ai tjetri qe po si ne eshte vjedhur, vrare e mashtruar, eshte fyer e turperuar, eshte marre ne pune dhe eshte hequr nga puna vetem me teser partie, e i eshte zgerdheshur ne fytyre cdo perpjekje per te bere dicka te mire per vendin e tij!
Ne jemi Shqiptaret e nje lufte te pashpallur, por qe ka 25 vite qe i mbush varrezat plot me djem e vajza te reja!
Shqiperia nje vend me moshe te re, por akoma me te rinj ka banoret e varrezave!
Ne jemi Shqiptaret qe me pare mendojme t’ia mbathim sesa te cohemi e t’u tregojme vendin batakcinjeve qe majmen nga indiferenca jone!
Më shumë

Artikuj të ngjashëm