Opinion

“Loja e keqe e lidershipit të OMONIA – PBDNj -së në kurriz të minoritetit dhe të marrëdhënieve Shqipëri Greqi”

Në gjysmën e dytë të gushtit në Himarë, midis të tjerësh, drejtues të OMONIA – PBDNJ -së organizuan protesta me pikë referimi problemet e pronësisë dhe të pasurive të patundshme të himarioteve. Nuk dua kursesi të vë në dyshim se këto probleme në Himarë janë më shumë evidente se në çdo pjesë tjetër të vendit. Ato kanë prekur sidomos himariotet autoktonë, me kuptimin gjeografik më të gjerë se qyteti i Himarës. Po ashtu, shkeljet e të drejtave pronësore fitojnë një sensibilitet më të madhë kur bëhet fjalë për banorët me përkatësi etnike greke.

Nuk ka dyshim se nuk mund t’i mohohet askujt e drejta e protestës, si një mjet demokratik për zgjidhjen e problemit. Përkundrazi!
Por, protestat dhe qëndrimet në to mund të gjykohen, madje edhe të denohen, kur ato nisen nga një e drejtë bazike dhe, ose përdoren për të shprehur qendrime që bien ndesh me vullnetin e minoritetit etnik grek, integritetin e vet moral, civil, kulturor e politike, (siç qe deklarata e këtij lidërshipi se Greqia dhe Qipro nuk do të lëjojnë hyrjen e Shqipërisë në BE, apo edhe aplikimi i dhunës së vërbër për të prishur së fundmi mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës).

Ose për të fshehur shkaktarët e vërtetë të batërdisë së shkeljeve pronësore në Himarë, ose për të krijuar korelacione çorientuese për të mbajtur të gjallë dhe në efektivitet klimën e abuzimeve dhe shkeljeve edhe në të ardhmën, (flet për këtë edhe fakti që kryebashkiaku Goro, edhe pse i ndodhur nën ofensivën e sulmeve të OMONIA-PBDNj-së, nuk denoncon shkeljet e renda të paraardhësve të vet!!),
Ose për qëllime politike, që do të thotë përpjekje për rritje të kredibilitetit të renë të faktorit politik të OMONIA – PBDNj-së.

Pra e theksojmë, do të ishte gabim të mendoje se në Himarë nuk ka probleme të kësaj natyre, madje dhe me prapamendime e prapaveprime më të thella e më të renda se aq. Aq me keq do të ishte gabim të pranoje se në këto prapaveprime interesat e grupeve kriminale e të parave të pista nuk mbështetn nga politika e segmentë të shtetit. Do të ishte miopi nëse nuk do të shikoje se këto veprime publikisht ose jo, legjitimohen në emër të nacionalizmit antihelen.

Por, në rastin konkret bëhet fjalë për një veprim për mbijetësë politike të lidershipit të OMONIA-PBDNj-së. Gjithçka duket se e ka zanafillën tek një zemëratë politike e këtij lidershipi ndaj kryeministrit Rama, i cili, presioneve të njohura të tij për të rritur pa arsye përqindjen e pjesëmarrjes në tepsinë e pushtetit, iu përgjigj me përjashtimin e tij total nga kjo tepsi. (Për të qenë sa më objektiv, përveç kësaj Rama e mori këtë vendim edhe për të treguar forcë ndaj Athinës duke lidhur gabimisht këto dy gjera). Sidoqoftë, për këtë lidership ky dëbim, pas 15 vjetesh në tepsinë e pushtetit, është si kafshata e Migjenit.
Përzgjedhja e Himarës si instrument për arritjen e këtij qëllimi lidhet me abuzimin e sensibiliteteve historike dhe aktuale të Himarës në Greqi dhe më gjerë. Pra, me tërheqjen pas vetës të qarqeve të ndryshme helene dhe pse jo edhe të politikës zyrtare greke. (Eshtë fakt që komuniteti i minoritetit etnik grek në bashkitë Finiq dhe Dropull, apo në Delvinë e Sarandë, ka probleme pronësore dhe shpërbërjeje të homogjenitetit demografik dhe ekonomik shumë herë më të theksuara se në Himarë. Por, lidershipi i OMONIA-PBDNj-së e anashkalon këtë fakt se nuk prodhon nacionalitet helen aq sa Himara).

Në këtë kuptim lidershipi i OMONIA-PBDNj-së duhet të protestojë ndaj vetës për faktin se Bollano për tetë vjet kryetar i Bashkisë së Himarës dhe Kryetar i OMONIA-s nuk bëri asgjë për kthimin e pronave himarioteve. Ky lidership, para se të akuzojë Ramën për politikë zhbërjeje të Himarës, duhet të tregojë të vërtetën që e njeh mirë, lidhur me deklaratën e kryeministrit se në kohën e Berishës skifterët e tij rrembyen në Bregdet, mbi 50 mijë hektarë tokë, pjesa dermuese në Himarë.

Gjithashtu besoj se nuk është thjeshtë ky iligjitimet i lidertshipit të OMONIA-PBDNj-së, në kërkim të vendosjës së drejtësisë për pronarët e ligjshëm në Himarë, që e paracakton që në embrion dështimin e “kauzës” së tij të deklaruar. Ka edhe një arsye tjetër. Personazhet politikë në krye të kësaj “kauze” kanë një të shkuar të dyshimtë që shteti shqiptar (dhe ai grek) e njeh mirë. Prej tyre vijohet të konsumohen vepra penale në masë të ndryshme, por ligji nuk vepron. (Në prishjen e mbledhjës së kësh. Bashkiak të Himarës, u duk qartë se nga pala tjetër pritej në agoni që të kishte arestime, për t’i shpallur “të arestuarit” heronj, por nuk ndodhi!!!) Por, edhe pronat e tyre në Himarë apo gjetkë nuk i cenon njeri (dhe mirë bën), por edhe çuditërisht shtohen e lulezojnë ndërkohë që ata flasin për raprezalje shtetërore ndaj Himarioteve.

Në këtë kendveshtrim ishte fyese për kredibilitetin kulturor e civil të komunitetit himariot dhe të minoritetit etnik grek sjellja e këtij lidershipi dhe pasuesve të tij të paktë ndaj mbledhjes së këshillit bashkiak të javës së kaluar. Nëse drejtuesit e këshillit bashkiak nuk lëjuan pjesëmarrjen e lirë të komunitetit në takim është e gabuar. Por, është e pafalshme ushtrimi i dhunës fizike dhe verbale për ta penguar e prishur një mbledhje institucionale.

Nga ana tjetër bëhet fjalë për studimin urbanistik të të gjithë bashkisë së Himarës të përberë prej 25 njesish dhe jo për pjesën e pretenduar nga komuniteti grek në Himarë. Ky plan dihet se përbën instrumentin bazë për një zhvillim të rregulluar të bashkisë dhe jo një studim pjesor urbanistik që mund të prek interesa të caktuara. Plani urbanistik kurresesi nuk mohon dhe nuk pengon zgjidhjen e problemeve pronësore, por e kundërta, pengon realisht zhvillimin e bashkisë dhe lëjon hapësira për abuzime.

Po ashtu, studimin urbanistik të bashkisë së Himarës e kishte marrë përsipër një studjo greke dhe, as në procesin e studimit, as pasi ky studim u publikua dhe iu komunikua paleve të interesuara, nuk u paraqiten ankesa, propozime e vërrejtje. Përse atëherë, u prit dita e aprovimit për të reaguar në këtë mënyrë, aspak civile, aspak të kulturuar, por shumë provokuese?!

Në këtë kuadër interesah duhet gjykuar qëndrimi i këtij lidershipi se do të ndikojë te Greqia dhe Qiproja që të pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky nuk është aspak qëndrim që shpreh vullnetin politik të minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe besoj as të Athinës apo të Nikosias. Minoriteti etnik grek, edhe kur i vriteshin anëtarët e vet në kufi, edhe kur prekeshin dhunshëm të drejtat e tij arsimore e fetare, edhe kur shkelëshin të drejtat e tij pronësore e civile, kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kundër integrimit euroatllandik të vendit e të shtetit ku jeton. Madje historia e fakteve dhe dokumentave tregon të kundërtën. Se që nga 1991 ishte aspiranti i parë i kësaj rruge për Shqipërinë dhe këtë qëndrim minoritetit grek ia dikton kultura e tij perendimore dhe bindja se vetëm në familjen evropiane, (pjesë e të cilës është realisht minoriteti etnik grek, si pararojë e gjithë shoqërisë shqiptare) ai do të gezojë në mënyrë të plotë e me dinitet të gjitha të drejtat. Ky lidership duhet ta kuptojë se, tjetër gjë është detyrimi prej institucioneve të BE-së i shtetit shqiptar për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve si kusht për anatërësimin e Shqipërisë në BE, dhe krejt tjetër gjë është deklarimi i vet minortetit për t’u kthyer në pengësë të këtij procesi në emër të të drejtave të tij.

Po aq e denueshme është përpjekja e këtij lidershipi, i cili, për mbijetesën e vet politike, bën të kundërtën e misionit të vet të natyrshëm. Ky lidership duke humbur çdo lloj mbështetje të elektorati i vet kërkon tani t’i imponohet atij me kredibilitet të importuar, që kërkon ta fitojë duke tentuar të marrë përsipër rolin e mbrojtësit të interesave të Greqisë në Shqipëri. (Abuzoi mjaft me qëndrimet antihelene dhe pro turke të Ramës, si edhe me të ashtuquajturin problemin çam). Ky rol është dyfish i dëmshëm si për marrëdhëniet greko shqiptare, ashtu edhe për vetë minoritetin. Roli i minoritetit nuk është ai i ndikimit negativ në këto marrëdhënie, por i ndikimit pozitiv, i marrëdhënieve paqësore, bashkëpunuese e në frymë evropiane.

Nga ana tjetër, përpjekja e këtij lidershipi, i cili për të justifikuar klimën konfrontuese midis dy vendeve kërkon të armiqësojë marrëdhëniet e minoritetit etnik grek me qeverinë e vendit të tij, është sa e gabuar aq edhe e demshme. Minoriteti, pavarësisht identitetit të tij etnik grek, përbën në vetvete një idividualitet me vete, që jeton në Shqipëri dhe ka marrëdhënie të caktuara etnike me kombin am. Në këtë kendveshtrim marrëdhëniet e tij me shtetin ku jeton kanë një përmasë të dyfishtë por kurrsesi të identifikuar plotësisht me kombin am, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënie negative midis tyre.

Nga Panajot Barka

Më shumë

Artikuj të ngjashëm