Sport

Luhet sot Mlada Boleslav – Skënderbeu, flet trajineri Daja

Sot, në orën 18:00, luhet ndeshja Mlada Boleslav – Skënderbeu, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës. Trajneri i korçarëve, Ilir Daja, është shprehur optimist për triumfin e skuadrës së tij, por duke qenë i vetëdijshëm për forcën e çekëve.

“Është një ndeshje e vështirë.

Mlada ka shumë cilësi dhe luan shumë mirë në grup, por edhe ne kemi kualitetet tona dhe kemi ardhur të luajmë lojën tonë. Pjesë e Skënderbeut janë lojtarë shumë të mirë.

E kemi studiuar mirë kundërshtarin dhe e dimë mirë, ku i ka pikat e dobëta. Ne kemi marrë informacionet e duhura për Mladën dhe futemi ne fushën e lojës të qetë dhe me besim se do të arrijmë suksesin që duam.

Futbolli shqiptar është në rritje”, deklaroi trajneri i korçarëve

Më shumë

Artikuj të ngjashëm