Kulture

“Lukava, surpriza e këtij sezoni turistik”

Kush vallë mund ta kishte parashikuar që Lukova do të ishte surpriza e këtij sezoni turistik.

Nga raportimet që vijnë pranë Zyrës së Informacionit Turistik të Bashkisë së Himarës, Njësia Administrative e Lukovës paraqet të dhëna optimiste madje ka ditë që edhe e parakalon Himarën.

Megjithatë nuk jemi këtu për garë mes Njësive Administrative të Bashkisë së Himarës sepse gara jonë është të bëjmë Himarën tonë të Re, kudo ku ajo shtrihët.

Imagjinoni që vitin tjetër kemi edhe “Lumin e Vlorës” në proces ndërtimi çka do të na sjellë një tjetër panoramë të Himarës që ka ndryshuar, që është transformuar falë projekteve në miliona euro si rrallë herë më parë kur Himara shihej si një diçka e pamundur përpos interesave për të përfituar në kurriz të himariotëve.

Ajo kohë ka kaluar dhe ne jemi këtu për të parë të ardhmen e ndriçuar të Himarës sonë të Re falë zhvillimit, ekonomisë dhe industrisë fitimprurëse të turizmit dhe prodhimit.

Himara jonë e Re është e bukur dhe e merituar të jetë e tillë, kudo!

Më shumë

Artikuj të ngjashëm