Opinion

Ma keni vrarë Sarandën…

Nga Skerdjan Dhuli

Une vazhdoj te mbetem “i denuar” qe pushimet ti bej ne Sarande..
Ca prej prinderve ketej rrotull, ca prej shokeve e miqve, ca prej mallit per qytetin, ca prej rutines qe se prishim se jemi mesuar, po ca edhe prej inatit lab qe ste le aq rehat.
Mirepo prej vitesh Saranden e kane vrare.
E kane vrare ne gjithcka. Ne historine e vete, ne fryme, ne pamje, madje e kane vrare bash ne shpirtin e saj.
Nje qytet qe nga qetesia ka perfunduar ne rremuje, nga rregulli perfundoi ne germadhe, nga pasteria perfundoi ne babiloni pislleqesh, nga vend per te gjithe perfundoi ne vendin e askujt, nga te bukuren e Shqiperise, sot perfundoi ne nje kandahar qe nje zot e di ku e ka fundin.
Dhe ne fakt ne e kemi vrare te gjithe. Edhe une. Po, edhe une qe nuk fola dot kur lloj lloj kryebashkiaku kudo ku shihte nje hapsire ngriti nje monster qe sot e quajne pallat a Hotel.
E ke vrare edhe ti Edmond Gjoka qe PD te dha shansin e Sarandiotet te dhane vulen, e ti bere ate qe as pushtuesi me i eger sdo ja bente.
E ke vrare edhe ti kryebashkiaku Stefan Cipa apo ti qe Koco te beri kryebashkiake sot.
E kane vrare lloj loj pushtetari qe kane shfrytezuar milionat e tyre per te investuar ne kete babezine e betonit.
E kane vrare edhe ata qe e lane pa spital (ky aktuali spital i thencin).
E kane vrare edhe ata qe e kane lene pa uje (ndoshta mendojne se kemi detin)
E kane vrare edhe ata qe e kane lene pa asnje cm hapsire publike.
E kane vrare edhe ata qe cdo pellembe plazh e bene privat.
E kane vrare edhe ata qe kurre nuk e disiplinuan ngritjen e cdo mejhane qe ketu e quajne hotel.
E kane vrare edhe ata qe nuk i bene kurre rruge per te ardhur (Gjirokaster Sarande nuk quhet rruge).
E kane vrare edhe ata qe kane betonuar edhe mbi det, pasi mbyllen hesapet me token
E kane vrare edhe ata qe i zhduken historine.
Une e di qe per shumekend keto radhe duken nje trishtim i madh qe shihet mbase vec nga une, po ne fakt panorama eshte edhe me keq se kaq.
Sepse Sarandes i kane humbe dhe historine e saj. Emrin e saj. Shkallet e saj qe i ka pas nje nga arteriet me te rendesishme dhe domethenese te saj.
I kane humbur deri edhe midhjen. Mos u cudisni. Dikur ishim qyteti i midhjeve, sot te prosisesh midhje ose duhet mik, ose do presesh te hash ato qe vijne nga Greqi. Edhe e dini pse ? Sepse kaq te mire jane kryebashkiaket e ketij qyteti ne cdo kohe, sa ujrat e zeza ja kane plalkos fushes qe con uje ne liqenin e Butrintit, pra ne shtepine e midhjes.
Sigurisht qe kjo situate nuk eshte aspak normale. Po per kete ne nuk kemi dot nje zgjidhje, vec te dalim maje lekursit e te lutemi qe ne ka Zot qe i sheh ç’behet ketej nga ne, te vere dore e tju thote: Stop.
E pavaresisht ketyre, une serish do vij. Do vij se edhe pse ma kane vrare, serish ne shpirtin e fundit dua ta shoh.
Do vij se edhe sikur diellin e fundit te kem per te pare ketu, dua ta shoh. Eren e detit dua ta marr edhe sikur te jete e fundit qe vjen prej tij.
Se ky, edhe ne qofte i fundit i faqes se dheut, prap eshte toka ime. Edhe pse vrare keqazi, deri per vdekje.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm