Lajme

Mali i Zi: Aksident tragjik, humb jetën 29 – vjeçari shqiptari, plagosen 6 të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi, ku është përfshirë edhe një shtetas shqiptar nga Tirana i cili fatkëqësish ka humbur jetë.

6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ky aksident tragjik ka ndodhur në Tivar, në orët e para të mëngjesit.

Sipas burimeve, viktima është shtetasi Enes Rama, 29 vjeç nga Tirana.

Bashkë me Enes Rama udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R. R, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Mjeti i Ramës është përplasur me një makinë tjetër.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm