Sport

Mayweather e McGregor bien dakord: Dueli do të mbarojë me “KO”

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor nuk u përballën “face to face” në takimin e sotëm, në Las Vegas, pasi mbërritën në konferencën e shtypit jo në të njëjtën kohë, duke evituar takimin.

Megjithatë, situata nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u kontrolluar në “qytetin e pokerit”, pasi të dy sportistët nuk i rezervuan batutat, madje për një moment stafet e dy sportistëve ndërhynë për të evituar ndonjë përplasje fizike.

Por të dy sportistët kanë një të përbashkët, që është evidentuar në deklaratat e tyre.

Të dy shprehen se do ta fitojnë shumë shpejt këtë duel, që sipas tyre do të mbyllet me “KO” në 2-3 raundet e para.

Conor McGregor sot ne Las Vegas

Mayweather, që mbërriti i parë në konferencën e shtypit, u shpreh: “Ju kam thënë edhe më parë, që ky duel nuk do të zgjasë shumë. Nëse doni të vini ndonjë bast, ju emrin e fituesit e dini, por vini bast se ky duel do të zgjasë shumë pak”, ka thënë boksieri i pamposhtur amerikan (49 fitore asnjë humbje si profesionist). Ai rikthehet në ring pas dy vitesh, në një duel ku pritet të përfitojë, ashtu si McGregor, 100 milionë dollarë. Ndërsa irlandezi u shpreh: “Do ta hedh në tapet pa ndjenja që në raundin e parë, këtë gjë jua premtoj”, deklaroi për fansat e tij të shumtë në Las Vegas kampioni i arteve marciale mikse, Conor McGregor.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm