Sport

Mayweather, festë e çmendur me femra, shampanjë dhe Bugatti (Foto/Video)

Pasi mundi Conor McGregor me “Ko teknik” në një nga duelet më të përfolura të historisë së boksit, Floyd Mayweather ka festuar triumfin në lokalin e tij të natës “Girl Collection”.

Një “party” e madhe me femra e shampanjë, ndërkohë që Mayweather i bëri vetes për dhuratë një makinë Bugatti me vlerën e 4 milionë dollarëve.

Nga kjo sfidë me sportistin irlandez të arteve marciale mikse, Mayweather arkëtoi një shumë prej 350 milionë dollarësh, ndaj dhe mbrëmja e fitores, ashtu sikurse pritej, ishte ekstravagante dhe përtej limiteve.

Ka qenë vetë Mayweather ai që ka postuar në faqen e tij zyrtare “Instagram” momente nga kjo mbrëmje e çmendur, ku kanë qenë të ftuar edhe miq të ngushtë.

Femra seksi që kërcejnë vallëzime ekzotike, gjysmë të zhveshura, shampanja që shkon lumë dhe dollarë që fluturojnë në ajër janë më e pakta që Mayweather mund të bënte për të festuar fitoren e 50-të në ring (asnjë humbje).

Boksieri amerikan ka deklaruar se kjo do të jetë sfida e tij e fundit si profesionist, pasi nuk ka ndërmend të ngjitet më sërish në ring.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm