Politike

“Mbulimi i statujës së Skënderbeut për Bajram, aksident i rëndë!” Bashkia të mbajë përgjegjësi

Mbulimi i bustit të Skënderbeut në Tiranë me rastin e faljes së mëngjesit për Kurban Bajramin është cilësuar si një skandal i madh nga ish – deputeti Eduart Ndocaj.

Përmes një statusi në profiling e tij në “Facebook”, Ndocaj i kërkon kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që të japë shpjegime për këtë rast të paprecedent.

Status ii Ndocajt:

“Nëse mbulimi i monumentit të Skënderbeut është bërë në ditën e faljes së Barjamit për arsye fetare e konsideroj një aksident të rëndë dhe një vepër penale.

Nuk lejohet për asnjë arsye dhe pa një autorizimin të veçantë mbulimi apo rrethimi i Monumentit të Skënderbeut, të Heroit tonë kombëtar.

Bashkia dhe Erjon Veliaj duhet të japin shpjegime për këtë.

Feja dhe Kombi janë të ndryshme, por në historine tonë kombëtare kanë qenë plotësusese për mbijetesën tonë.

Skënderbeu është heroi i çdo shqiptari, pa dallime fetare apo krahinore.

Me veprën e Skënderbeut krenohet e gjithë Europa dhe Perëndimi duke vendosur monumentin dhe emrin e tij në rrugët dhe sheshet krysore të qyteteve.

Nuk duhet të friksohemi nga identiteti ynë europian dhe duhet të vazhdojmë rrugën tonë tradicionale të tolerancës dhe harmonisë fetare.

Te gjjthë shqiptarët jemi vëllezër dhe Skënderbeu është heroi ynë!

Më shumë

Artikuj të ngjashëm