LajmeTe gjitha

Mbushi 80 vjeç sot, por ai dhe bashkëshortja u plagosën me thikë nga nipi

Beniamin Kaso 19 vjeç ka goditur me thikë dy gjyshërit nga ana e të ëmës.

Ngjarja ndodhi  gjatë mesditës së të enjtes në zonën e Freskut në apartamentin ku jetonin të moshuarit.

Djali jetonte në Gjermani me nënën dhe kishte ardhur pak kohë më parë në shtëpinë e gjyshërve të tij.

Shaban dhe Hajrije Agaj respektivisht 80 dhe 77 vjeç, ndodhen në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë. Ata i janë nënshtruar operacionit, pasi  kanë marrë nga katër goditje me thikë secili, nga nipi i tyre pas një sherri brenda në familje.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Klan Plus dhe zanafillën e konfliktit e cila ka nisur për shkak të një mosmarrëveshje për para, sot kur Shaban Agaj mbushte 80 vjeç.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm