Lajme

Mbytet rruga e re te zona e “Ujit të Ftohtë” (Foto)

Mesa duket verës i erdhi fundi. Ditët e para të muajit shtator shënuan ulje të temperaturave por këtë të dielë vlonjatët janë zgjuar nga gjëmime të forta e rreshje shiu të rrëmbyeshme.

Kjo ka qenë panorama e qytetit në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Sasia e rreshjeve, sikurse dhe herët e tjera edhe këtë mëngjes ka shkaktuar përmbytje në rrugët kryesore dhe lagjet e qytetit. Një prej zonave që është vërtet problematike gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit është zona e “Ujit të Ftohtë”. Sasia e rreshjeve edhe këtë të dielë ka shkaktuar përmbytje në këtë zonë.

Sic duket edhe në këto foto banorët u gëzuan nga rruga e re, po rreshjet e shiut e mbytën këtë pjesë rruge, si duket sdo jenë në rregull kanalizimet .Rrugët kanë qenë të pakalueshme për këmbësorët siç shihet edhe në foto.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm