Lajme

‘Më jep 5 mijë lekë’/ Nxënësi dhunon mësuesin në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:20 në një shkollë 9-vjeçare të Paskuqanit, pasi një nxënës që kishte përfunduar shkollimin aty ka goditur me grushte mësuesin e tij.

Djali 16-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka nisur konfliktin verbal me mësuesin e tij pasi sipas burimeve për redaksinë tonë, i ka kërkuar këtij të fundit 5 mijë lekë të vjetra dhe pas refuzimit të tij ai e ka goditur me grushte në fytyrë.

Dëshmitari rrëfen se nxënësi kishte qenë ditën e sotme në shkollën “Jashar Hoxha” për të tërhequr dëftesën e lirimit dhe i kishte bërë një vizitë mësuesit të tij në kabinetin ku ai po pikturonte.

Pasi i kishte marrë mjetet e punës, në debat e sipër ai e kishte goditur, pasi ky i fundit kishte refuzuar t’i jepte sasinë e parave që adoleshenti i kishte kërkuar.

Mësuesi i kësaj shkollë ka marrë dëmtime të dukshme në fytyrë ndërkohë që shefi i komisariatit numër 5 kishte mbërritur në vendngjarje.

‘Pershendetje. Nje ngjarje e rende ka ndodh ne Shkollen “Jashar Hoxha”ne Paskuqan. Nje ishnxenes ka goditur ne ambientet e shkolles nje mesues, i kashkaktuar demtime tedukshme ne fytyre.

Ngjarja ka ndodhurrreth ores 11 e 20. Ju lutem anonim. Unjoftua dhe erdhi shefi i komisariatit nr 5. Kahyre nxenesi ne ambientet e shkolles dhe ka nis ti marre mjetet e punes (mesuesi po pikturonte ne katin perdhe), pastaj i ka kerkuar 5 mij lek dhe gjate debatit e kishte goditur në fytyrë’, reagon dëshmitari.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm