Politike

Mediu: Ja çfarë qëndrimi do të mbajë opozita në Kuvend për kreun e ri, Ruçin

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pas takimit me aleatin e tij demokrat Lulzim Bashën, ka hedhur poshtë skenarët për bllokimin e séances së parë të parlamentit të ri që do të mbahet më 9 shtator, ku Gramoz Ruçi do të zgjidhet si kryetar i ri i Kuvendit.

Ja çfarë thotë Mediu:

“Do ketë një diskutim të grupit parlamentar për këtë çështje ku do vendosim edhe qëndrimet tona. Nuk mendoj se qëndrimi i opozitës duhet të përcaktohet nga raportet momentale spontane, por duhet të ketë një qëllim të caktuar për të ndërtuar një raport të drejtë me votuesin e djathtë dhe një qëndrim politik sa më të djathë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Ajo që dua të them është se e djathta bazohet mbi individin dhe lirinë e individit dhe çdo gjë që bie ndesh me këtë koncept për mendimin tim personal është e papranueshme.

E njëjta histori e vjetër me pazare të reja, dhe kjo është e frikshme sepse është rikthim i pozicioneve politike të së kaluarës. E kam thënë, është një lëvizje politike e Antonio Gramshit, e shoqëruar me praktika të Hugo Chavezit, struktura paralele të krimit që ndëshkojnë këdo që është kundër qeverisë, jo vetëm nga pikëpamja morale por edhe politike”.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm