Teknologji

Mercedes-Maybach 6 Cabriolet (Foto)

Drejtori i departamentit të dizajnit në Mercedes-Benz, Gordern Vagener, para disa ditë pati njoftuar për një koncept të ri përmes rrjeteve sociale, duke mos zbuluar asnjë detaj.

Megjithatë, supozohet se ndoshta fjala është për versionin kabrio të konceptit Vision Mercedes-Maybach 6, koncept i cili ka shkëlqyer në panairin e vitit të kaluar Pebble Beach Concours d’Elegance.

Ky koncept ka katër magnete permanente të sinkronizuara në motorët elektrikë, nga një në secilën rrotë, si dhe baterinë me kapacitet prej 80 kW ku në total ka kapacitet prej rreth 750 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 4 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h. Autonomia e tij është mbi 500 kilometra.

Këto shifra tregojnë se çfarë mund të pritet nga një koncept i mundshëm Mercedes-Maybach 6 në version kabrio, një version pa çati dhe me një peshë paksa më të madhe.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, prodhimi serik i këtyre dy versioneve pritet të bëhet nga ky departament i veçantë.

Mercedes-Benz pritet të zbulojë më shumë detaje më 17 gusht, kur do të debutojë koncepti i ri, në panairin e sivjetmë të veturave në Pebble Beach Concours d’Elegance.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm