Politike

Meta kreu homazhe në 75-vjetorin e çlirimit të Skraparit

Presidenti i Republikes Ilir Meta ne 75-vjetorin e Clirimit te Skraparit. Meta  kreu homazhe ne Varrezat e Deshmoreve te qytetit.Meta nga Skrapari: 5-Shtatori eshte nje ngjarje shenuar jo vetem per popullin e Skraparit por eshte nje ngjarje e shenuar edhe per L.A.NÇ. Çlirimi i Skraparit dha nje mesazh shprese per clirimin e gjithe vendit pasi ndodhi pak dite para mbledhjes se Konferences se Pezes. 5-Shtatori eshte nje ngjarje e rendesishme pasi i dha nje shkendije te forte shpreses dhe besimit se vendi mund te clirohej. Skrapari i dha Çlirimit e vendit 2000 partizanë e paetizane dhe mbi 300 deshmorë.

Ketu u zhvilluar disa nga betejat me heroike dhe me te pergjakshme te L.A.N.Ç,sic ishte lufta e pergjakshme e brigades se pare sulmuese dhe shume beteja te tjera. Ne Skraparin e cliruar u mbajt edhe Kongresi i pare i Rinise Antifashiste Shqiptare. Sot perulemi me nderim dhe respekt para te reneve ne lufte dhe japim mesazhin se duhet te jemi te gjithe te bashkuar rreth vlerave te L.A.N Ç,duhet te perulemi me nderim para atyre qe dhane jeten,duhet te tregojme respekt per veteranet e invalidet e luftes dhe keto tradita duhet ti percjellim tek brezat ne vazhdim sepse jane vlera te pavdekshme.

Keto vlera duhet te na udheheqin gjithmone per nje te ardhme sa me te ndritur.

Suksese eshte te gjithe nxenesve te Skraparit ne prag te fillimit te vitit te ri shkollor dhe mirenjohje per te gjithe mesuesit,te cileve ju them qe se bashku me mesimet te punojne per te kultivuar tek ta dashurine per keta deshmore te qytetit te Skraparit qe dhane jeten per lirine e ketij qyteti dhe te gjithe vendit pasi Skrapari dhe Berati kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne L.A.N.Ç.

Show More

Related Articles