Politike

Meta: Nesër do të takoj kreun e PD-së

Meta është shprehur se që ditën e nesërme do të mund të takojë kreun e PD-së, Lulzim Basha për të negociuar me të një zgjidhje.

“Unë nuk jam president i vendit, është z. Nishani, por unë do të kontribuoj duke filluar nga nesër, kur të mos kem asnjë detyrim si kryetar i LSI-së, që të takohem me z. Basha në çdo moment dhe të forcoj bashkëpunimin me Presidentin Nishani dhe takuar edhe biseduar edhe me ish-Presidentët e vendit apo ish-Kryetarët e Kuvendit për eksperiencën që kanë, sepse ata kanë përvojë dhe gjatë kësaj kohe unë kam nevojë të mësoj prej tyre.

Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe ato duhet të jenë një festë e demokracisë dhe jo burim i pasigurive për të ardhmen tonë”, është shprehur Meta

Më shumë

Artikuj të ngjashëm