PolitikeTe gjitha

Meta takon anëtarët Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit…

Ilir Meta ka takuar këtë mbrëmje anëtarët e bordit të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit, ku në fokus të diskutimit kanë qenë potencialet e shumta të vendit për të qenë njëri ndër faktorët më të rëndësishëm në rajon.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti Meta, i cili shkruan në rrjetin social se fondi Shqiptaro Amerikan do të ketë mbështetjen maksimale nga ana e tij për të vijuar më tutje me projektet e tyre, e sidomos në fushën e edukimit

STATUSI:

Sot pata kënaqësinë të takoja në një darkë miqësore anëtarët e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Michaeli dhe kolegët e tij prej vitesh kanë kontribuar në projekte zhvillimore ekonomike dhe sociale për vendin, të cilat janë kthyer në histori suksesi dhe burim inspirimi.

Diskutuam dhe shkëmbyem ide rreth sfidave dhe potencialeve që ka Shqipëria për të qenë një faktor i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë.

Fondi do të ketë mbështetje maksimale të Presidentit të Republikës për të avancuar me një axhendë të larmishme të projekteve zhvillimore, sidomos në fushën e edukimit, me fokus kryesor investimin tek rinia shqiptare si garancia e vetme për një shoqëri me prosperitet, me mirëqënie dhe të ardhme.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm