Lifestyle

Metodat për të zbuluar dikë që nuk është vetja

Në këtë botë ka shumë njerëz që nuk janë vetvetja, ata përpiqen të na mashtrojnë dhe të duken si të mirë përpara syve tanë.

Ja si ti zbuloni këta llojë njerëzish përpara se t’i bëni miq ose më tepër:

1. Gjithmonë angazhohen në biseda me të tjerët, vetëm e vetëm që të flasin për veten e tyre.

Ata duken sikur janë të interesuar në jetën tuaj personale por thjesht mundohen të të blejnë që gjërat e tua t’i përdorin kundër teje. Ata mundohen t’ju blejnë dhe pastaj t’ju thonë se për çfarë kanë nevojë nga ju… Mos bini pre e këtyre manipulimeve.

2. Gjuha e tyre është e përkryer, ata gjithmonë thonë atë që të tjerët duan dhe jo atë çfarë mendojnë. Për shumë arsye, ata e kanë këtë aftësi për të tjerrë fjalë në një rrëmujë të krijuar prej tyre, e cila duket pothuajse shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

Ata janë disa nga gënjeshtarët më të mahnitshëm dhe janë gjithmonë duke provuar njerëzit rreth e rrotull, për të parë se kush është i denjë ose i padenjë për kohën e tyre.

Mos dëgjoni fjalët e tyre bindëse që të bëni diçka, të cilën në të vërtetë nuk doni ta bëni. Dëgjoni instiktin tuaj dhe largohuni nga çdo situatë që ju bën të parehatshëm me ata persona. Ata do të përpiqen t’ju manipulojnë më shumë, nëse nuk e bëni.

3. Edhe pse një gënjeshtar mund ta ketë shumë të vështirë të shohë një person në sy, ata sërish bëjnë më të mirën e tyre për të shfaqur gjuhën e duhur të trupit, si dhe kontaktin me sy.

Kjo i bën ata të duken si qenie njerëzore “normale” me qëllime të mira.

4. Ka vetëm një gjë në mendjen e tyre dhe kjo është të bëni atë që ata duan. Arsyeja e vetme që ata i bëjnë këto gjëra, është që të arrijnë çfarëdolloj qëllimi që kanë planifikuar për në mbrëmje.

Show More

Related Articles