Sport

Milan ka gati ofertën për dyshen e Lazios (Foto)

Milani ka ofruar 40 milionë euro për Lucas Biglia dhe Keita Baldé Diao.

Yjet e Lazios, Lucas Biglia dhe Keita Baldé Diao, kanë rënë në radarin e Milanit. Dy lojtarët kanë edhe një vit kontratë me Lazion dhe deri më tani nuk kanë pranuar rinovimin.

Sipas mediave italiane, Milani ka bërë gati 40 milionë euro për dy lojtarët, pavarësisht se drejtori sportiv i Lazios, shqiptari, Igli Tare, tha se lojtarët nuk do të largohen.

Lajmi është konfirmuar nga Gazzetta dello Sport, që shkruan se Milani do të konkurrojë me Juventusin për Keita Baldé, pasi tashmë drejtori gjeneral i “Zonjës së Vjetër”, Giuseppe Marotta ka konfirmuar interesimin në lojtarin.

Derisa Biglia vetëm sa ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Lazion, por interesimi i Milanit mund të ndryshojë gjithçka.

Show More

Related Articles