Kuriozitete

Minibibliotekat, një art më vete (FOTO)

Minibibliotekat ose siç quhen ndryshe “little free library” funksionojnë mbi bazën e parimit: “Merr një libër, kthe një libër”.

Minibibliotekat kanë forma dhe madhësi të ndryshme, por versioni më i zakonshëm është një kutizë e vogël prej druri që mund të vendoset në park, lagje, apo në një vend të dukshëm të qytetit.

Ato kanë funksione të ndryshme sociale, edukuese por gjithashtu forma e tyre jashtme shërben për të ndryshuar pamjen ku ato vendosen.

Ja disa arsye pse duhet të ndërtoni një minibibliotekë ose pse duhet të merrni pjesë në veprimtarinë e tyre:

1-Minibibliotekat janë një mënyrë e mirë për të ndarë librin tuaj më të tjerët.

2-Rreth një minibliotekë mund të krijosh një miniprojekt. Psh: Mund të jetë një ditë e shpallur për lexim rreth minibibliotekës.

3-Një minibibilotekë mund të ndryshojë ditën tuaj por dhe të miqve të saj. Si? Duke lënë shënime në të dhe me anë të shënimeve që merr nga lexuesit.

4-Një minibibliotekë e ndërtuar në lagjen tuaj mund t’ju ndihmojë në një fqinjësi të mirë.

Ndërtimi dhe dizenjimi i minibibliotekave është cilësuar si art më vete, funksioni i tyre social dhe edukues është veshur në pjesën e jashtme me forma të ndryshme të artit duke lënë krijuesit e minibibliotekave të fantazojnë dhe në mënyrën për t’i përshtatur ato.

Disa foto të ndryshme të minibibliotekave që janë aplikuar në vende të ndryshme:

Show More

Related Articles