Lajme

Ministri serb: Erdogani tani na do ne

Ja pse u ftoh me Shqipërinë dhe Kosovën

Duket se ky raport ka ndryshuar”. Kështu thotë ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajic.

“Turqia dhe Recep Tayyip Erdogan, partner kryesor të saj në Ballkan  llogariste shqiptarët, Kosovën dhe Shqipërinë, por me vizitën e fundit të presidentit turk në Beograd duket se ndryshoj.

Këtë javë Erdogan zhvilloi një vizitë në Serbi, ku me vete kishte 180 biznesmenë, dhe atje u nënshkruan shumë marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë edhe të fushës ekonomike.

Gjatë një bisede për mediat serbe Ministri Lajic ka folur për këto raporte, dhe ai thotë se marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë më sikur disa vite më parë, përcjellë gazetametro.net.

“Marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë ajo që ishin disa vjet më parë. Kjo situatë ndryshoi në mënyrë dramatike nga përpjekja e grusht-shtetit”, ka thënë Lajic për Radio Vojvodinën.

Ljajic tha se Vucic në atë rast “bëri një gjë të madhe”, sepse “një nga të parë foli publikisht në lidhje me grusht-shtetin duke i dhënë mbështetje Erdoganit.

“Nga ana tjetër, në Shqipëri dhe në Kosovë ka një strukturë të ndjekësve Fetulah Gylen (të cilin Turqia e akuzon si organizator të tentim grusht-shtet), të cilët janë në pozita të rëndësishme … Disa nga ndjekësit janë në pozita të rëndësishme në Kosovë dhe Shqipëri. Unë nuk e di se sa e saktë është kjo, unë thjesht transmetoj atë që dëgjoj, atë që turqit po e transmetojnë. Dhe, edhe pas shumë kërkesave të dërguara në Tiranë dhe Prishtinë për këta ndjekës të Gylenit, asgjë nuk është ndërmarrë. Ka një ftohje në këto marrëdhënie”, ka thënë Lajic.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm