Showbiz

Misteri i vdekjes së Michael Jackson

Një lajm i çuditshëm po qarkullon në portalet amerikane ku thuhet se në varrin e tij poshtë gurit të mermerit nuk gjendet trupi i këngëtarit.

Sipas portalit amerikan RadarOnline duke u mbështetur mbi burime të sigurta, mësohet se trupi i mbreti të Pop-it është djegur me kërkesë të nënës së tij Katherin, ndërsa hiri i trupit të tij është shpërndarë ndër pemën e preferuar të tij në fermën “Neverland”.

Pas ceremonisë mortore që u mbajt në Los Angeles, trupi i këngëtarit u varros në varrezat e mëdha. Mirëpo, thuhet se Katherine Jackson është frikësuar që mos dikush do t’i vjedh eshtrat e Michael-it dhe pas një grindje disa muajsh me familjen edhe anëtarët tjerë të familjes u pajtuan që trupi i këngëtarit të digjet. Pas ceremonisë private që është mbajtur me 3 shtator të vitit 2009, arkivoli i zbrazët u vendos prapë në varr.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm