Teknologji

Mjekësia “inteligjente” ndërtohet në Kinë (Video)

Për mjekësinë kineze, çelja e qendrës së parë të inteligjencës artificiale për trajtimin mjekësor në vend, është një arritje e madhe: ajo mund t’i ndihmojë mjekët ta diagnostikojnë një sëmundje brenda një harku kohor prej vetëm disa sekondash.

Sistemi i ndihmës në diagnostikim AI është i aftë të analizojë të dhënat mjekësore përfshirë këtu dhe pamjet grafike të mushkërive apo gjëndrave të gjirit.

Gjatë një ekzaminimi rutinë, doktorët arritën të zbulonin vetëm tre nodule beninje në mushkëritë e një pacienti nga skaneri i tij i mushkërive, por sistemi i ri gjeti 5 të tilla, transmeton Top Channel.

“Mbase nuk i kushtova shumë vëmendje asaj njolle kur po e shihja. Sa per hijen e dytë, ajo ishte shumë e zbehte dhe nëse e sheh nga këtu, eshte vetëm 2.3 milimetra.

Është shumë kollaj ta ngatërrosh me ndonjë enë gjaku”, shprehet Deng Kexue, përgjegjës i sektorit të grafisë digjitale në spitalin Anhui.

Deng shpenzoi 20 minuta kohë për të kontrolluar mbi 300 imazhe të përfituara, në një kohë kur sistemi AI e përfundoi analizën brenda pak sekondash.

“Ndihma e këtij sistemi për mjeket mund te provohet shume e vyer, por serish rezultatet e verifikimit te imazheve nga makineria duhet ta marrin në fund edhe konfirmimin e radiologut.

Mjekët mund të kursejnë goxha kohë me këtë proces asistence, i cili i krijon më shumë hapësirë për t’u përqendruar tek trajtimi i pacientit”, thotë Tao Xiaodong, kryespecialist, qendra e ndihmës në trajtim, AI.

Spitalet që do të përfitojnë prej këtij shërbimi do të kenë për më tepër edhe mundësinë t’ua dërgojnë imazhet specialistëve të fushës, të cilët mund t’i ekzaminojnë ato me kujdes e të kontrollojnë diagnozën e dhënë nga kompjuteri përpara se të dilet në një rezultat përfundimtar.

Show More

Related Articles