Sport

Mjeku italian zbulon një sekret të Messit

Giuliano Poser, mjeku italian, i cili prej gati tre vitesh është mjeku i lojtarit të Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë në një intervistë se “nuk është një magjistar, por një mjek, i cili shkon përtej simptomave”.

Poser shtoi se “nuk është një mësues feje” dhe se “i urren këto etiketa”, sepse metoda e tij është që të kërkojë për shkaqet e problemit dhe të shkojë pak përtej simptomave.Intervista me të është botuar në gazetën “Corriere della Sera”.

Poser, i cili për tridhjetë vjet trajton shumë sportistë, referuar Mesit, nënvizoi: “Trupi i tij kishte fituar toksina, ndaj u gjet në një udhëkryq. Në qoftë se dëshironi të mbeteni në nivelin e ‘Topit të Artë’, duhet të ndryshosh stilin e jetesës si futbollist.

Askush nuk do të bëhet një fenomeni si Messi pa ngrënë në një mënyrë të caktuar. Vetëm kjo mënyrë i ka lejuar Messit të mbetet i tillë për një kohë të gjatë. Në mesin e ushqimeve të rekomanduara janë shumëllojshmëria e drithërave të parafinuar, shuma fruta dhe perime sezonale, vaj ulliri ekstra i virgjër, vezë dhe peshk i freskët.

Gjëja më e rëndësishme është që ushqimi të jetë sa më pak i përpunuar të jetë e mundur. Një sportist duhet të ketë 16 ose 17 vakte në javë, duke përfshirë “breakfasts”, çka është themelore”.

Gjatë karrierës së tij, mjeku në fjalë ka trajtuar lojtarë të tjerë si Roberto Baggio, Agüero apo Chiellini. Poser këmbëngul se njihet për punën e tij si një dietist.

Mjekësinë tradicionale e shikon si komplementare të mjekësisë shkencore.

Mjeku italian e pranoi se për shkak të marrëdhënies së tij profesionale me Mesin, ai ka filluar marrjen e thirrjeve nga shumë klientë (pacientë) të rinj, çka e ka çuar të hedhur poshtë disa prej tyre nga mbingarkesa.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm