Showbiz

Modelja që u rrëmbye ishte droguar dhe futur në valixhe, tregon se shpëtoi falë profilit të saj në instagram (Foto)

Një grua e cila thotë së është rrembyer dhe ishte vendosur në një web faqe për shitje, deklaron se tani ajo është e lirë falë llogarisë së saj në instagram.

Chloe Ayling, modelja 20 vjeçare, thotë se ishte e droguar dhe ishte futur në një valixhe pasi u mashtrua për vizitën e saj në Milano, për një foto session fallso në muajin korrik, raporton The Daily Telegraph.

Policia thotë se viktima ka kaluar pothuajse një javë në duart e bandës të njohur si ‘Black Death’. Banda e shpallën atë si sllave e seksit ndaj ofertusve më të lartë në faqet pornografike, shkruan Bussines Insider

Policia italiane postoi fotografitë e shtëpisë ku është bërë rrembimi.

Modelja thotë se ajo arriti të ju ikë rrembyesve pa u lënduar, pasi banda e kuptoi nga profili i saj në instagram se e kishin shkelur kodin e nderit duke e rrëmbyer atë.

Banda ka një rregull të rreptë kundër femrave të rrëmbyera, tha Ayling. Fotot e bëra më herët në llogarinë e saj  e shfaqin modelen së bashku me djalin e saj 1-vjeçar, dhe me sa duket kjo mjaftoi t’i bindën për ta liruar vajzën.

Autoritetet arrestuan një person në lidhje me rastin e rrëmbimit,  Lukasz Herba, një polak i cili jeton në Britani, përderisa në Itali dhe Poloni po hetojnë më tej.

❤️

A post shared by Chloe Ayling (@chloeayling) on

A post shared by Chloe Ayling (@chloeayling) on

Më shumë

Artikuj të ngjashëm