Opinion

“Moj Vlorë e bukur në gropë …”

“Lungomare” në Vlorë ka tërhequr komplet vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, si dhe mediave.

Problematikat e qytetit janë lënë paksa në hije.

Vetëm kur ndodh ndonjë incident vihen re problematikat që shqtësojnë qytetarët e Vlorës.

Një turist u gjakos në një pusetë 200 m nga hyrja e portit.

Përkundër dëshirës për të ardhur në Shqipëri dhe sidomos në Vlorë,është vështirë të thuhen fjalë të mira nga ana e turistëve dhe sidomos “të mbetet gjallë” dëshira për t’u rikthyer sërish.

Pusetat kanë qenë gjithmonë shqetësim në qytetin e Vlorës dhe mesa duket ende janë.

Dëshira e vlonjatëve dhe turistëve vendas dhe të huaj është që ky fenomen të marrë fund.

Vlora, perla e turizmit … është për të ardhur keq që ndodhet në këtë gjendje!

Marinela Velaj

Më shumë

Artikuj të ngjashëm