Opinion

“Mos ma prekni Shqipërinë”!

U bënë disa ditë që Shqipëria është pushtuar nga zjarret e krejt po shkrumbohet.
Disa thonë që zjarri është pasojë e temperaturave të larta e disa të tjerë se është i qëllimshëm.

Nëse është pasojë e temperature të larta le të lutemi të gjithë së bashku: “Mbaje dorën o Allah”!

Por, nëse zjarri është i qëllimshëm, tu thaftë dora ty që e ndez!!!

Është e turpshme se si shqiptarët vet po e djegin Shqipërinë. Pyje, kullota, fshatra të tërë madje edhe Kisha e Laçit, po shkrumbohen. Thua na ka pushtuar sërish Italia fashiste?

“Mos e prekni Shqipërinë o të paudhë”! Ose më mirë, “Mos ma prekni Shqipërinë”!

Shqipëria nuk është pronë e juaja por e të gjithë shqiptarëve.
“Shqipërinë ua kemi borxh brezave të ardhshëm”!

Nuk ju dhimbset që i vini flakën?!
Është kulmi që flakët e ferrit (shpirtit të errët njerëzor) arritën deri në Kishën e Laçit!
Thua jeni bijë të djallit?!!!

Njerëzit e lashtë nuk e shpikën zjarrin për qëllime djallëzore, por për të siguruar mirëqenie, për tu ngrohur në dimër, për të ndriçuar në errësirë, për të gatuar ushqimet etj.

“Mos ma prekni Shqipërinë o të paudhë”!

Mos e digjni!

Mos e shkretoni!

Nëse nuk e doni “udha e mbarë ju qoftë”!

Largohuni nga kjo Tokë! – Nuk e meritoni!!!

Marinela Velaj.

09/08/2017

Më shumë

Artikuj të ngjashëm