Sport

“Mos ndrysho kurrë!” Suarez përshëndet Neymar (Foto)

Sulmuesi i Barcelona-s Luis Suarez i ka thënë Neymar të mos ndryshojë kurrë teksa ai po i afrohet transferimit rekord 222 mln euro. Klubi katalanas konfirmoi të mërkurën se Neymar i kishte informuar mbi largimin e tij me yllin brazilian që thuhet të ketë kryer vizitat mjekësore për PSG në Porto disa orë më pas. Dhe pas përshëndetjes së Messi-t, tashmë e ka radhën Suarez, i cili zgjedh Instagram për t’i lënë një mesazh mikut të tij.

“Miku im të urojë gjithë të mirat. Gjithashtu faleminderit për mbështetjen tënde, për gjithçka që kam mësuar prej teje dhe për momentet unike që kemi kaluar së bashku,” shprehet Suarez.

“Vazhdo kështu dhe mos ndrysho kurrë, të dua vëllaçko,” vijon uruguaiani. Posti i Suarez erdhi pas mijëra kritikash nga tifozët e Barça-s të cilët e akuzojnë Neymar se po largohet për paratë, me PSG që raportohet t’i ketë ofruar një kontratë 30 mln euro.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm