Lifestyle

Mrekullitë ekzistojnë, foshnja i shpëton jetën të emës (Foto)

Një vajzë e quajtur Sarah Fletcher, ka habitur të gjithë mjekët të cilët gati e kishin siguruar se nuk do të mund të bëhej nënë si pasojë e problemeve me kequshqyerjen. Edhe pse vuante prej kohësh nga ç’rregullimet me ushqimin, bulimia dhe anoreksia, atë ç’ka e shqetësoi vajzën ishte barku i fryrë parpritur. Pas vizitës tek mjeku, të gjithë ata që e kontrolluan thanë se ishte një problem i zorrëve dhe duhej t’i nënshtrohej një operacioni.

Por në fakt, 33 -vjeçarja, e shokuar tregoi se në vend të problemeve me shëndetin, ishte thjesht gati 7 muaj shtatzënë. Në fund të shtatzënisë ajo i dha jetë një vajze të shëndetshme të cilët mjekët e kanë quajtur si mrekullinë e cila i shpëtoi jetën.

“Të kisha një fëmijë ka qenë ëndrra ime por gjithmonë kam ecur me idenë se nuk do mundja, për shkak të problemeve të rënda që kam patur me shëndetin.”- tregon ajo.

Sarah, shton gjithashtu se në fillim mendoi se barku i fryrë vinte si pasojë e çrregullimeve me ushqimin dhe filloi të përdorte mbidozë barnash të cilat ndihmonin me shkarkimin, por sigurisht që nuk pa asnjë rezultat sepse brenda ishte një bebe.

Të gjithë mjekët, të cilët janë marrë me rastin e saj, bëjnë me dije se ishte pikërisht shtatzënia e papritur ajo që e ktheu në jetë, pasi prej saj, 33-vjeçarja ndryshoi krejtësisht rutinën, duke e  kthyer shëndetin e saj drejt normalitetit./Anabel

Më shumë

Artikuj të ngjashëm