Showbiz

Mumajesi, për ata që iu është bërë qejfi: “Sot mua, nesër mund t’ju ndodhë juve”

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kantautori më i pëlqyer i momentit, Flori Mumajesi shfaqet si një latin i nxehtë në klipin “Karma”, i realizuar në bashkëpunim me Klajdi Harunin, Brunon e DJ Vickyn.

Kohët e fundit, Flori Mumajesi anuloi koncertet për shkak të problemeve me shëndetin.

Ishte vetë Flori që njoftoi fansat nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Ja statusi i Mumajesit:

“Nuk di a duhej ta bëja këtë postim apo jo, por e ndiej detyrim për ata njerëz që nuk kanë mundur të më shohin në koncert.

Kam dy ditë që luftoj me dhembjen në kraharor për të mos munguar, për të qenë aty me ju deri në minutën e fundit…

Por nuk ia dola dot dhe është dhimbja më e madhe në të vërtetë…

Pas këtij lëndimi rrezikoj t’i anuloj të gjitha koncertet.

Doktorët më kanë dhënë një afat nga 3 deri në 6 javë për t’u rikuperuar, por unë shpresoj të bëhem mirë më shpejt.

Shpresoj mos t’ju shqetësojë ky postim.

Nuk më pëlqen ta dramatizoj më shumë, është një lëndim i kockës brenda në krah që duhet kaluar vetëm me energji pozitive.

Ju dua!”

Sot, ai ka reaguar me një status disi të veçantë, ku flet për ata që thotë se u ishte bërë qejfi për sëmundjen e tij. Mumajesi ka një mesazh për ta.

Ja status ii Mumajesit:

“Faleminderit të gjithë atyre që më kane shrkuar për shëndetin këto ditë, po edhe atyre që nuk mundën…

Ndërsa atyre që ju bë qejfi apo bënin komente të tipit (MIRË TI BËHET) ju them se dje më ndodhi mua, nesër mund t’ju ndodhi juve!

Nuk mund të gëzoheni me fatkeqësinë e dikujt.

Lutem për ju, Zoti ju pastroftë shpirtin dhe të kuptoni se është më bukur të duash se sa të urresh…

Nga nesër bashkë me djemtë do ti rikthehemi koncerteve”.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm