Lajme

Ndjekje me makina, kapet vlonjati

Policia italiane arreston një 28-vjeçar nga Vlora

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 28-vjeçar nga Vlora, pas një ndjekjeje të gjatë me makinë, ku nuk munguan as të shtënat në ajër nga ana e forcave të rendit.

Patrulla e policisë rrugore ka vënë re mjetin “FIAT Idea’ të drejtuar nga Dritan Mehmetaj dhe mënyra e qëndrimit të tij në timon u ka ngjallur dyshime.Mehmetaj u duk sikur do të ndalonte pas shenjës nga policia, por në momentin e fundit u largua me shpejtësi, çka bëri që policët t’i viheshin në ndjekje, deri në Ventimiglia, kur makina e Mehmetajt kaloi në kahun e kundërt të autostradës dhe ai u detyrua ta braktiste atë, duke ikur në këmbë, deri në Lamboglia, ku u ndalua.

Mehmetaj u tregoi një pasaportë rumune policëve, të cilët zbuluan se ajo ishte fals dhe se personi i ndaluar ishte shtetas shqiptar, me rezidencë në Torino dhe me precedentë penalë për shpërndarje droge. Pas kontrollit, në makinë iu gjet një sasi 1.17 kile heroinë e pastër. Sipas gazetës ‘La Stampa’, droga e kapur ka vlerë 300 mijë euro në treg.

Show More

Related Articles