ShowbizTe gjitha

Në ditëlindjen e parë të vajzës, Aurela ka zbuluar një detaj nga lindja e saj

Si sot para një viti ka ardhur në jetë vajza e dytë e këngëtares së njohur Aurela Gace dhe këtë gjë e ka kujtuar edhe vetë Aurela e cila nuk mund të mos e uronte Abigailin e vogël për ditëlindjen e saj të parë. Së bashku me urimin ajo ka treguar edhe një ngjarje shumë të veçantë.

Këngëtarja ka shpërndarë para pak minutash librin e vitit të parë të jetës ku ka shënuar momentin kur Abigail ka ardhur në jetë, dhe siç është shprehur edhe Aurela vogëlushja ka lindur pikërisht në natën finale të ‘Këngës Magjike’ një moment kur Aurela duhet të ishte në skenë për të kënduar por në fakt ajo ishte në spital duke i dhënë jetë vajzës së saj të dytë.

Sot një vit më parë erdhi në jetë Abigail jonë, lumturia jonë….dhe në librin e vitit te saj të parë, ka të shënuar ngjarjen e ditës,”-shkruan Gaçe përkrahë fotos duke treguar kështu një detaj tepër special që me shumë siguri vajza do e mbaj mend për gjithë jetën.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm