Politike

Në Kuvend do kemi 4 deputetë studentë (Emri)

Kuvendi i ri do të ketë një përfaqësim interesant këtë legjislaturë, pasi do të ketë 4 deputetë të rinj, të cilët janë ende student.

Tre deputete femra janë dy në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që janë Kejdi Mehmeti dhe Floida Kërpaçi, ndërsa studentja e tretë është deputetja e PDIU-së në Dibër, Reme Lala. Mehmeti vazhdon studimet për Inxhinieri, Kërpaçi për mjekësi dega Farmaci, kurse deputetja Lala vazhdon studimet për degën Financë.

Ndërsa studenti i katër, por që ka mandat deputeti është Anduel Xhindi. Sipas CV-së së tij të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Xhindi ka deklaruar se po vazhdon fakultetin e Ekonomisë që prej vitit 2006, por ende nuk e ka përfunduar atë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm