Opinion

Në statusin e tij më të fundit Çelaj, nuk ka nguruar ta krahasoj bukurinë e detit të Vlorës…

Edhe në kohë pushimesh deputeti Flamur Çelaj nuk heq dorë nga promovimi i Vlorës.

Në statusin e tij më të fundit ai nuk ka nguruar ta krahasoj bukurinë e detit të Vlorës me atë të Sardenjës.

Pamjet ishin vërtet të bukura, deti me ujra të kthjellët dhe transparent që e bënin shumë të gjetur krahasimin e tij.

Pamvarsisht se në 9 shtator z. Çelaj e lë mandatin e tij, ai ka treguar vlerat më të mira të një përfaqësuesi dinjitoz të popullit dhe qytetit të Vlorës. Flamur Çelaj me fjalimet e tij në parlament ishte nismëtari i aksioneve të mëdha që sollën marrveshjen mes ministrisë së ekonomisë dhe asaj të mbrojties për hapjen e ishullit të Sazanit.

Gjithashtu ndryshimi i tvsh për turizmin nga 20 në 6% e ka zanafillën nga kërkesat e tij të drejtëpërdrejta në foltoren e parlamentit duke u bërë zëri i interesave të qytetarëve dhe biznesit Vlonjat. \VloraNews\

Show More

Related Articles