Showbiz

Nëna e Paul Walker tregon se ende e ka të freskët dhimbjen

Nëna e Paul Walker ka folur per humbjen e djalit të saj.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Cheryl Walker ajo ka treguar se sa të vështirë e ka të mësohet që djali i saj nuk jeton më, shkruan Gazeta Metro.

Cheryl Walker ka treguar se ajo dhe djali i saj kishin bërë plane së bashku me vajzën atë ditë që ylli i “Fast and Furious” u nda nga jeta. “Pata një bisedë të këndshme mëngjesin e asaj dite me Paul. Ai ishte në shtëpinë time, më pas iku në një event dhe më kishte thënë se do të kthehej pasditen e asaj dite. Kishim bërë plane me vajzën e tij që atë natë të dekoronim pemën e Krishtlindjeve”.

Ajo ka treguar se një mikesh e familjes e ka lajmëruar atë për vdekjen e të birit ndërkohë që ishte vetëm në shtëpi. “Mbaj mend që isha në kuzhinë dhe dëgjova dikë që hyri brenda. Pash që ishte një mikesha ime, të cilën e njihte dhe Paul. Ajo tregonte qartë që ishte e shqetësuar sikur të kishte humbur dikë”. “Më pas njerëz të tjerë mbërritën në shtëpinë time, përfshi edhe dy miq të Paul me të cilët ishte rritur”.

Ajo ka shtuar se e ka patur tepër të vështirë ta pranonte humbjen e djalit të saj

Show More

Related Articles