Teknologji

“Nëse ju vjen ky mesazh në ËhatsApp fshijeni menjëherë, është virus”

WhatsApp është një prej aplikacioneve më të përdoruara në mbarë botën.

Shpesh here, WhatsApp është bërë pre e hack – erave.

Ditët e fundit, është zbuluar se po qarkullon një mesazh në WhatsApp, i cili nuk është gjë tjetër veç se një virus.

Nëse, secilit prej jush i vjen një mesazh, që thotë se mund të përdorni ngjyra të reja për WhatsApp-  in duhet ta injoroni sepse është virus.

Hakerët janë duke dërguar mesazhe të cilat duken sikur janë nga WhatsApp.com, por në fakt janë nga Wһатѕарр.com.

“CityNews” bën me dije se, disa ngjyra të reja janë në dispozicion për WhatsApp dhe se mund ta ndryshoni aplikacionin dhe ta bëni me ngjyrën tuaj të preferuar, por në fakt kjo nuk sjell ngjyra të reja por vetëm viruse që në disa raste dëmtojnë edhe telefonin.

Gjithashtu, edhe “Google” u ka bërë thirrje përdoruesve që të mos e hapin linkun.

Show More

Related Articles