Sport

Neymar shton dyshimet për largim pasi përleshet me shokun e ekipit (Foto/Video)

Janë shtuar dyshimet për të ardhmen e Neymar në Barcelonë, kjo pasi braziliani u bë pjesë e një zënke me shokun  e ri të skuadrës, Nelson Semedo,

Ditët e fundit 25 vjeçari është lidhur me një kalim të mundshëm në PSG, me disa raportime që këtë transfer e vlersuan si të pashmangshëm

Skuadra e Barcelonës ishte duke u përgatirur për një lojë miqësore me Real Madridin kur Neymar u ngatërrua dhe u përlas me Semado.

Ai paoshtu para se të dilte nga fusha ka goditur dy lojtarë tjerë nga zemërimi.

Sipas Daily Mail, braziliani kishte shënuar gjatë trajnimeve para se të përleshej me Semedo-n, gjë e cla me gjasë edhe i ka dërguar ata drejt zënkës.

Para se situata të dilte nga kontrolli aty ka intervenuar Javier Mascherano, dukë bërë kështu që Semedo të kthehet në lojë. Por, Neymar mbeti i zemëruar dhe duhej edhe më tutje të ndihmohej për vetëpërmbajtje nga Sergio Busquets.

Neymar kështu u ka dhënë jetë zërave që thonë se ky mund të jetë trajnimi i fundit me Barcelonën

Pamjet nga ky incident mund t’i shihni këtu:

https://youtu.be/mg_nCI7ddZE

Më shumë

Artikuj të ngjashëm