Sport

Neymar u dënua për sjelljen e tij ndaj gjyqtarit, por a do të dënohet Ronaldo? (Video)

Edhe Real Madridi është nën ethe për derbin më të madh botëror.

Cristiano Ronaldo mund të mungojë në ‘El Clasico’, shkaku i disa fjalëve që ia tha gjyqtarit në derbin mes Real Madridit dhe Atletico Madrid.

Në ndeshjen që përfundoi 1:1 në ‘Santiago Bernabeu’, Ronaldo sipas medieve në Spanjë që kanë publikuar edhe një video, ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të tij, duke mos kursyer edhe fyerjet.

Këto pamje mund t’i kushtojnë portugezit me pezullim deri në dy ndeshje, gjë që do të bënte që të humbas përballjen me Barcelonën më 23 prill.

Show More

Related Articles